Hafizi uron LIBRA-n, thumb Blushit:
Ëndrrën s'e zhbën dot intriganti e as...

Hafizi uron LIBRA-n, thumb Blushit:<br />Ëndrrën s'e zhbën dot intriganti e as...<br>
Ish-deputetja Mimoza Hafizi, ka uruar për festat e fundvitit partinë që ajo bashkëthemeloi me Ben Blushin, por që prej dështimit në zgjedhjet e 25 qershorit nuk militon më në këtë forcë politike. Përmes një statusi në Facebook, Hafizi ka thumbuar edhe kryetarin e LIBRA-s Ben Blushi, pas konfliktit që të dy patën pak muaj më parë.

Hafizi në statusin e saj shkruan se ëndrrën që mijëra votues kanë kur zgjodhën më 25 qershor të votojnë për LIBRA-n, nuk mund ta zhbëjë dot intriganti e as ngatërrestari. “I veçantë dhe në jetën time politike. Sepse qenë me mijra ata burra e gra që shpresuan një politikë tjetër dhe votuan me 25 qershor LIBRA-n, alternativën politike që unë ngrita me shumë mund e dashuri, bashkë me qindra të tjerë. I përshëndes me respekt! Dhe me besimin se asgjë nuk ka humbur nga shpresa e tyre e as e imja. Se ëndrrën nuk e zhbën dot intriganti e as ngatërrestari, nuk e shkel uzurpuesi e nuk e vjedh dot kusari, nuk e gënjen mashtruesi e nuk e përlyen dot vulgari! Asgjë nuk e ndal pasionin dhe guximin e një ëndërrimtari ! Për ta bërë më të mirë botën ku jetojmë. Gëzuar Vitin e Ri 2018!” – shkruan Hafizi. 

Raportet mes Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit janë krisur pas zgjedhjeve të fundit kur shpërthyen në akuza ndaj njëri-tjetrit. Në një email të zbuluar pak javë më parë, Blushi i drejtohej Hafizit: "Pension të mbarë Moza...Unë nuk ndaj asgjë me hileqarët". Ndërsa një prej mbledhjeve të LIBRA-s degjeneroi edhe në përplasje fizike mes mbështetësve të Hafizit dhe Blushit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe shkakton penallti, Kumbulla me Sassuolon në Serie B! Mirlind Daku tjetër gol në Rusi

VIDEO/ Futet nga stoli dhe shkakton penallti, Kumbulla me Sassuolon në Serie B! Mirlind Daku tjetër gol në Rusi