Hagë, Mlladiç ndjehet keq
gjatë gjyqit, çohet në spital

Hagë, Mlladiç ndjehet keq <br />gjatë gjyqit, çohet në spital
HAGE - Ish gjenerali serb Ratko Mlladic është ndjerë keq në sallën e gjyqit, në Hagë, dhe është dërguar në spital. Një zëdhënëse e Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi tha për mediat se “Mlladiç u ndje jo mirë dhe u dërgua në spital si masë paraprake”. Në njoftimin e shkurtër nuk specifikohej cilat ishin shkaqet e përkeqësimit të Mlladiç.

Sipas informacioneve nga gjykata, Mlladiç deklaroi se nuk ndjehej mire dhe fillimisht u vizitua nga një infermiere e cila kërkoi që ai të dërgohej në spital për ekzaminim të mëtejshëm.

Njoftime nga gjykata bënë me dije më vonë se séanca është shtyrë për nesër.

Gjyqi i Mlladiç, ish kreu i forcave serbe ne Bosnje, rifilloi në të hënën, me dëgjimin e dëshmitarëve për masakrat serbe në Bosnje.

70-vjeçari Mlladiç akuzohet për 11 krime lufte dhe kundër njerëzimit. Ai nuk i pranon akuzat e ngritura.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën