Haga: Mbrojtja e Karaxhic në 16 Teto

Haga: Mbrojtja e Karaxhic  në 16 Teto
HAGE-I akuzuari për krime lufte në ish Jugosllavi Radovan Karaxhic do të paraqesë mbrojtjen e tij në mes të tetorit. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Hagës e cila hodhi poshtë kërkesën e Karaxhic që seanca e mbrojtjes të ishte në mars të 2013. Karaxhic është i detyruar të bëjë deklaratën e parë të mbrojtjes në nisje të seancës e parashikuar kjo në 16 tetor të këtij viti dhe menjeherë pas saj do nisë seanca e pyetjes së dëshmitarëve. Haga ka vendosur 16 majin e 2013 si ditën përfundimtarë të paraqitjes së provave. Gjyqtarët u shprehën gjatë seancës së sotme se me 16 tetorin Karaxhic i ishte dhënë gjithë koha e mjaftueshme për t’u përgatitur për mbrojtjen. Ata thanë gjithashtu se në përcaktimin e këtij afati morrin parasysh dhe volumin e pazakontë të provave të paraqitura nga prokuroria ku përfshihen edhe 5000 dëshmi si dhe deklaratat e 338 dëshmitarëve.
Ndërkohë javën e ardhshme Gjykata e Hagës do të marrë një vendim pas kërkesës për lirim të paraqitur nga Karaxhic. Ky pretendon se prokurorët nuk kanë prova që mund të provojnë fajësinë e tij.
66 vjecari Karaxhic kundërshton 11 akuzat për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokurorët thanë se është ai që orkestroi fushatën e spastrimit etnik, kundër myslimanëve boshnjakë dhe kroatëve.
Ish udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës u arrestua pas 13 vitesh arrati në Serbi në verën e 2008 dhe u ekstradua menjëherë në Gjykatën e Hagës, ndërsa gjykimi ndaj tij në Hagë nisi në tetor të 2009.(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi