HAGE- Retorika e presidentit serb, Nikolic është hap prapa dhe kërcënon procesin e brishtë të pajtimit në ish-Jugosllavi. Ky është reagimi i Kryeprokurorit të Tribunalit të Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, Serzh Bramerc. Ai i ka konsideruar “të papranueshme” deklaratat e presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq, i cili ka mohuar të ketë ndodhur gjenocid në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.
bramerc theksoi se deklaratat e Nikolicit janë në kundërshtim me gjetjet ligjore dhe faktike të Tribunalit. “Kjo retorikë është hap prapa dhe kërcënon procesin e brishtë të pajtimit në ish-Jugosllavi”, ka thënë Bramerc. Ai i ka bërë këto komente gjatë dorëzimit të raportit të rregullt gjysmëvjetor para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërkaq sipas Nikolic masakra e vitit 1995 në Srebrenicë nuk ka qenë “gjenocid”, por “krim i rëndë i luftës”. Forcat serbe të Bosnjës, të udhëhequra nga ish-komandanti Ratko Mlladiq, kanë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë në Serbrenicë. Masakra konsiderohet si gjenocidi më i madh në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com