Trupi gjykues në Hagë deklaroi se Prokuroria nuk arriti të vërtetojë një nga elementët kyç të akuzave për krime kundër njerëzimit.
Gjatë leximit të aktgjykimit, kryesuesi i trupit gjykues tha se nuk u provua ekzistenca e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile, kusht i domosdoshëm për këto akuza.
"Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile", deklaroi kryetari i trupit gjykues gjatë seancës.
“Incidentet mbi të cilat bazohen akuzat për krime lufte, nuk mund të cilësohen si krime lufte… Rrjedhimisht Trupi gjykues konstatoi se nuk përmbushen kriteret për këtë”, tha Smith.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Vendimi për liderët e UÇK! Gjykata e Hagës rrëzon akuzat për krime kundër njerëzimit


