Haga refuzon lirimin e
Haradinajt, cënon gjykimin

Haga refuzon lirimin e<br />Haradinajt, cënon gjykimin
HAGE-Gjykata ndërkombëtare e Hagës refuzon kërkesën e avokatëve të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për lirim të përkohshëm të tij.

Avokatët mbrojtës kërkuan lirimin e tij nga 16 dhjetori deri më 8 janar 2012, sipas kushteve të propozuara, ose siç urdhëron Dhoma e Gjykatës, raporton KosovaOnline.

Avokatët kanë siguruar gjykatën se gjatë lirimit të përkohshëm Haradinaj do të qëndrojë vetëm në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe nuk do të bëjë asnjë deklaratë publike, e as nuk do të përfshihet në ndonjë aktivitetet politik.

Gjykata e Hagës vlerësoi se një kërkesë e tillë mund të cënojë procesin e rigjykimit të pjesshëm.

Gjykimi ndaj Ramush Haradinajt, njëherësh lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është shtyrë më 13 shkurt të vitit 2012. sh-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u shpall i pafajshëm në prill të vitit 2008, u vendos sërrish para gjykimit, në muajin gusht, për një rigjykim të pjesshëm bashkë me dy ish-bashkëluftëtarët e tij, Idriz Balaj e Lahi Brahimaj. Të tre akuzohen për vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv

Kaskadori Di Jashari, Gaz Muça dhe djemtë e Rrugës Bardhyl! Esencë-Report Tv