Një gjë e tillë u bë e ditur nga avokati i tij.
Gjykatësi e ndërpreu gjyqin dhe kërkoi që në sallë të vinte një doktor, raporton Reuters.
Pak më herët gjykata kishte konfirmuar vendimin e saj të mëparshëm, duke e dënuar Praljak me 20 vite burg.
Vendimi i sotëm në gjyqin e apelit konfirmoi vendimin e mëparshëm me 20 vjet burgosje. Reuters raportoi se Praljak ngriti kokën teksa po dëgjonte verdiktin dhe nisi të pinte diçka nga një shishe ose gotë e vogël.
"Nuk jam një kriminel lufte, nuk jam dakord me këtë gjykim," tha Praljak menjëherë më pas.
"Klienti im thotë se ka pirë helm”, bërtiti avokatja mbrojtëse e Praljak, Natasa Faveau-Ivanoviã.
Kryetari i trupës gjykuese e ndërpreu gjykimin dhe thërriti një doktor.
72-vjeçari Slobodan Prajlak, gjatë luftës së Bosnje Hercegovinë (1992-1995) komandoi forcat e armatosura të kroato-boshnjakëve.
Praljak është një prej gjahstë ish udhëheqësve kroato-boshnjakë, që u gjykuan sot nga Gjykata Ndërkombëtare për Ish Jugosllavinë (ICTY) në Hagë. Ky është gjykimi i fundit që bën kjo gjykatë e ngritur nga Kombet e Bashkuara më 1993 dhe që do të mbyllet muajin e ardhshëm pas afro një çerek shekulli.
[gallery]24943[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO








