/ATSH-TANJUG/ - Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi dje se nuk mund të lejojmë që vendet nag Ballkani Perëndimor të luftojnë të vetëm përballë fluksit të refugjatëve.
Ai paralajmëroi gjithashtu kundër "perdeve të padukshme të hekurta" në Evropë.
"Pa asnjë faj, vendet e Ballkanit Perëndimor u gjendën në një situatë të rëndë për shkak të numrit gjithnjë e më të madh të refugjatëve, të cilët mbërrijnë në territorin e tyre", deklaroi Hahn.
"Tani kemi probleme në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, ndërsa nesër ndoshta do të kemi probleme kur, përmes Kroacisë, refugjatët do të nisen drejt Sllovenisë dhe Austrisë", theksoi eurokomisioneri.
"Kërkoj të shoh stabilizim dhe përparim të mëtejshëm dhe jo ngarkesa të reja në këtë rajon", theksoi ai
/Shqiptarja.com