Hahn: Bashkimi Europian dëshiron
lidhje të mira me partnerët lindorë

Hahn: Bashkimi Europian dëshiron<br />lidhje të mira me partnerët lindorë

Komisionari i Bashkimit Evropian për fqinjësi evropiane dhe negociata për zgjerim, Johannes Hahn, thotë se BE-ja dëshiron të zhvilloj raporte të mira me vendet e Partneritetit lindor , por secili rast duhet të shikohet individualisht.

Mëtutje, zoti Hahn tha se BE-ja, bile, duhet të gjejë mënyra për të ndërtuar lidhje edhe me ato vende që nuk synojnë anëtarësim të ardhshëm në BE.

Duke folur për Shërbimin e Lajmeve të Baltikut, ai tha se gjashtë vende të Partneritetit lindor, Moldavia, Ukraina, Bjellorusia, Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Armenia, secila duhet të vendos ndaras se sa afër dëshirojnë të punojnë me BE-në.

Por, zoti Hahn ka theksuar se Brukseli është i gatshëm ta mbështes nismën e vendit kryesues të BE-së, Letonisë, për raporte më të mira me Kazakistanin, Kirgizinë dhe vendet e tjera të Azisë Qendrore.

Më herët, presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se asnjë vend nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, gjatë mandatit të tij të ardhshëm pesëvjeçar.


Marrë nga Radio Europa e Lirë

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen