Hahn: Demarkacioni, është
momenti i duhur për të vepruar

Hahn: Demarkacioni, është<br />momenti i duhur për të vepruar<br>
Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, e ka bërë të qartë se ratifikimi i Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës dhe thotë se tani është momenti për të vepruar.

Hahn, i cili po qëndron në Prishtinë bashkë me Përfaqësuesen e Lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në një shkrim në rrjetin social Twitter, Johannes Hahn, ka shkruar për debatin që e zhvilluan më herët në Bibliotekën Kombëtare.

“Gjatë dialogut me qytetarët në Prishtinë: kriteret e liberalizimit të vizave janë të përshtatura. Vendimtar është trajtimi i dy kritereve të mbetura. Demarkacioni i kufirit nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës. Tani është momenti për të vepruar”, ka shtuar Hahn.

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë