Hahn: Duhet të nisë zbatimi
i reformave, luftoni korrupsionin

Hahn: Duhet të nisë zbatimi<br />i reformave, luftoni korrupsionin
STRASBURG-Bashkimi Europian nuk ka ndërmend të ndalë procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, por duhet tua bëjë të qartë këtyre vendeve se kërkohen rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit.

Është kjo deklarata e komisionerit europian të politikave të fqinjësise dhe negociatave për zgjerim Johannes Hahn.

Duke folur përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg, Hahn e cilësoi të suksesshëm procesin në Ballkanin Perëndimor, që njihet ndryshe si procesi i Berlinit i iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

‘’Ju siguroj se ka qënë një proces i suksesshëm në Ballkanin Perëndimor. Një samit vjetor u mbajt në Paris verën e kaluar ku morrën pjesë të gjitha vendet theksi u vu te zgjerimi i mëtejshëm i BE, por procesi natyrisht do të kërkojë pak kohë. Duhet të ketë bisedime dhe vendet kandidate duhet të bëjnë më shumë përpjekje. Ne s’kemi ndërmend të ngadalësojmë procesin në këto vende por duhet tua bëjmë atyre të qartë se ato duhet të bëjnë përpjekje për të luftuar korrupsioni. Nuk ka të bëjë thjesht me miratimin e një ligji mbi korrupsionin por duhet të sigurojmë implementimin e tij dhe të garantohet që ky ligj të prodhojë rezultate konkrete. Dhe kemi nevojë që ta theksojmë këtë gjë’’,-u shpreh Hahn.
 
Ndërsa u ndal tek ekspertiza e Këshillit të Europës në sundimin e ligjit, Komisioneri Hahn falenderoi Komisionin e Venecias për punën dhe angazhimin e tij mes të tjerash edhe në Shqipëri, ku sipas tij ky institucion ka luajtur një rol kyç në miratimin e Reformës në Drejtësi.
 
Hahn foli edhe për Maqedoninë, ku theksoi se shpreson që qeveria e re të krijohet sa më shpejt të jetë e mundur dhe të jetë e orintuar drejt progresit të qëndrueshëm europian.

Komisioneri theksoi se demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut janë themeli i strategjisë së re të zgjerimit dhe mbeten në zemër të politikës se Komisionit Europian për fqinjësinë.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh