Hahn: Evropa, fuqimisht e interesuar të ketë Kosovën anëtare të BE-së

/ATSH/.- Komisioneri BE-së për Politikat Fqinjësore Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, theksoi sot në Prishtinë, se "Evropa është fuqimisht e interesuar të ketë Kosovën anëtare të BE-së".
Gjatë takimit me Kryeministrin Isa Mustafa dhe kabinetin qeveritar, komisioneri i BE-së Hahn siguroi se Bashkimi Europian është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të përmirësuar situatën për perspektivën ekonomike dhe europiane për vendin.
"Evropa është fuqimisht e interesuar të ketë Kosovën anëtare të BE-së dhe duhet të punojmë për këtë, por nëse jemi të përkushtuar dhe qëndrojmë së bashku çdo gjë është e arritshme", tha Hahn.
Komisioneri Hahn u shpreh se "dialogu me Serbinë është vital për Kosovën, për të ardhmen evropiane të Kosovës. Marrëveshjet ekzistuese duhet të implemtohen plotësisht. Progresi i Kosovës do të përcaktohet nga progresi në dialog dhe kompromistet që do të bëhen në këtë dialog".
Duke folur për zhvillimin ekonomik të Kosovës, Hahn tha se "zhvillimi ekonomik nuk është vetëm për para, por janë edhe reformat e rëndësishnme, ndër kryesoret është që Kosova duhet të shikohet si një vend ku mund të bëhët biznes dhe mund të investohet që të tërheqim investitorët".
"Kjo do të thotë se Kosova duhet t'i mbrojë interesat e biznesit dhe të ketë një gjyqësor të paanshëm, të aplikojë ligjin në mënyrë të barabartë . Po ashtu Kosova duhet të jetë një vend ku investimet të jenë të qëndrueshme dhe për të arritur këtë, ekonomia e Kosovës duhet të ketë një reformë ekonomike për të rritur konkurrueshmërinë", theksoi Hahn.
Javët e ardhshme, vjoi ai, do të rishikojmë dhe diskutojmë reformat e propozuara nga ju dhe më pas do të ofrojmë rekomandime specifike.
"Reformat ekonomike dhe sektoriale të Kosovës do të vazhdojnë të përfitojnë nga ndihma jonë teknike dhe financiare, si dhe do të punojmë që të rrisim eficencën", u shpreh Hahn.
Në lidhje me bashkëpunimin e EULEX-it, komisioneri Hahn tha se "EULEX do të vazhdojë të jetë i rëndësishëm për sundimin e ligjit për këtë vend. Mandati i EULEX do të përfundojë pas 18 muajve dhe Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë kohë që të përfitojë sa më shumë nga këshillat që EULEX ka për të ofruar dhe në të njëtën kohë duhet të përgatitet të marrë përgjegjësitë që ka EULEX, në mënyrë që sistemi gjyëqësor të jetë i qëndrueshëm dhe sundimi i ligjit të jetë efektiv".
Komisioneri Hahn theksoi se "për çështjen e liberalizmit të vizave ka progres, por duhet të bëhet më shumë. Kosova ka bërë një progres të madh në raportin e parë dhe të dytë për liberalizimin e vizave dhe unë ju inkurajoj të vazhdoni kështu, gjithsesi këto rekomandime nuk janë kërkesa e vetme, që duhet të përmbushen".
"Janë një numër i madh i njerëzve që ndodhen në zonat Shengen. Duhet të forconi kufijtë dhe duhet të siguroni njerëzit që nuk do t'u garantohet asgjë jashtë vendit. Bazuar në informatat që i kam marrë nga disa ministra të Punëve të Brendshme të BE-së numri i personave që kanë kërkuar azil ka rënë. Shpresojmë të gjithë që kjo është diçka e qëndrueshme. Nuk duhet të jemi cinikë e të themi që të gjithë janë larguar nga vendi , por është krejt e kundërta". Ne, shtoi Hahn, duhet të punojmë që të gjejmë cilat janë potencialet dhe mundësitë e Kosovës në të ardhmen, posaçërisht në fushat e zhvillimit ekonomik, në mënyrë që të çojmë ekonominë përpara.
"Është një përkushtim i përbashkët i Kosovës dhe BE-së që të punojnë së bashku në mënyrë që t'i ofrojmë rinisë kosovare, atyre që janë të profilizuar dhe t'u themi se ka mundësi në Kosovë, por duhet të punojmë shumë në këtë fushë", përfundoi Hahn./k.s/

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë