Hahn: KE-ja kërkon masa urgjente reformuese nga Maqedonia

/ATSH-MIA/ - Eurokomisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn përshëndeti përfundimet nga takimi i liderëve politikë që u mbajt dje në Shkup, në prani të ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së.
Në njoftimin e rastit të Komisionit Evropian citohet deklarata të cilën Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi dhanë pas takimit, ku thuhet se ata si liderë rë partive kryesore politke janë dakorduar që sërish ta konfirmojnë përkushtimin e tyre të plotë ndaj marrëveshjes së 2 qershorit dhe të vazhdojnë diskutimet për implementimin e saj të plotë në nivel liderësh më 29 qershor.
"Ne, gjithashtu, i japim mbështetje trajtimit transparent nga ana e BE-së me tekstin e kësaj marrëveshje, si dhe të gjitha rekomandimeve specifike lidhur me reformat sistematike në sferën e sundimit të së drejtës që duhet të zbatohen në interes të të gjithë qytetarëve", deklaroi Hahn.
"Republika e Maqedonisë duhet të përfundojë depolitizimin e administratës publike, lirinë e të shprehurit dhe reformat zgjedhore", shtoi ai.
"Këto prioritete reformuese janë përgatitur nga ana e Komsionit Evropian në bazë të rekomandimeve të dhëna paraprakisht dhe prioriteteve të kontraktuara paraprakisht në këto sfera", tha Hahn.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen