Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë sot gjatë fjalës së tij para deputetëve se Kosova është duke ecur në kilometrin e fundit drejt arritjes së liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

“Marrëveshja e MSA-së nuk ka të bëjë me vizat. E di se lëvizja e lirë për ju është një ndër prioritetet mirëpo komisioneri i cili merret me këtë punë ka konfirmuar më herët se Kosova është duke ecur në kilometrin e fundit drejt statusit të libertalizimit të vizave”, ka thënë Hahn.

Hahn porostiti deputetët se MSA-ja nuk mund t’i zgjidhë problemet e brendshme politike të Kosovës dhe se këto probleme duhet t’i zgjidhin ata vetë. Ndërkohë që Vetëvendosja mbajti premtimin për të shprehur reagimin edhe gjatë fjalës së Hahn. Vetëvendosja paraqiti në parlament të njëjtat pankarta që përdori gjatë fjalimit të presidentit austriak Fischer Heinz.

parrullat

Kësaj radhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë bërë komisionerit Hahn një pyetje: “A është ndarja etnike vlerë e BE-së?” duke pretenduar në krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Në pankartën tjetër, Vetëvendosja i ka kujtuar edhe Hahn-it se vendosja e tyre për ta ndalur marrëveshjen do të vazhdojë. “Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë”, është mbishkrimi i pankartës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)