Hahn: Kosova të bëjë më shumë
 për kontrollin e kufirit, s'ka azil

Hahn: Kosova të bëjë më shumë<br /> për kontrollin e kufirit, s'ka azil
Kosovës duhet t’i jepet mundësia për përafrim me Bashkimin Evropian ka deklaruar sot në Prishtinë, komisionari i BE-së për politikat e fqinjësisë dhe negocim të zgjerimit, Johannes Hahn. Ai ka marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë ku ka përgëzuar Kosovën për shtatë vjetorin e pavarësisë duke thënë se gjatë kësaj periudhe janë shënuar përparime të dukshme përkundër sfidave.

Komisioneri Hahn ka deklaruar se Kosova dhe BE-ja mund të nënshkruajnë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit gjatë pranverës, por hyrja në fuqi e saj, sipas tij, do të kërkojë më shumë kohë.

Kurse në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, Johanes Hahn ka këshilluar autoritetet në Prishtinë se duhet të bëjnë më shumë në kontrollin e kufirit dhe bindjen e qytetarëve të saj se nuk mund të fitojnë azil në vendet e BE-së përmes migrimit të paligjshëm.

Në vijim, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që vazhdojnë dialogun dhe zbatojnë marrëveshjet e arritura. Përparimet e të dyja vendeve drejt BE-së, sipas tij, do të varen shumë pikërisht nga marrëveshjet në këtë dialog dhe zbatimi i tyre.

Hahn u përqendrua edhe në themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e luftës. Ai ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që paraprakisht të përgatisin legjislacionin dhe ndryshimet kushtetuese para se të themelohet kjo Gjykatë. Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e ka siguruar Komisionerin Hahn se Kosova do të jetë e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Përderisa do të angazhohet seriozisht për reforma dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Mustafa ka kërkuar mbështetjen edhe të Bashkimit Evropian për realizimin e disa qëllimeve.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizimi Asociimit dhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, janë potencuar si dy procese për të cilat Kosova ka nevojë për mbështetjen e Brukselit. Kryeministri i Kosovës ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe është shprehur i gatshëm të vazhdohet ky proces deri në normalizimin e marrëdhënieve dhe integrimin e të dyja shteteve në BE.

Ndërkaq, në lidhje me migrimet e paligjshme të qytetarëve të Kosovës në shtetet anëtare të BE-së, Mustafa ka thënë se të gjithë ata që u larguan duhet të kthehen pasi Kosova ofron siguri dhe të ardhme për ta. 

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen