Hahn mesazh Ramës:Hapja e
negociatave,ndoshta në Jana

Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn i rekomandon Tiranës zyrtare të mos nxitohet me kërkesën për hapjen e negociatave në fund të këtij viti. Tre janë kriteret të cilat do të bëjnë diferencën për hapjen e negociatave, janë: zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme,fillimi i besueshëm i proçesit të Vettingut dhe lufta e  efektshme kundër drogës.

Gjatë një takimi të mbajtur me korrespodentët e Ballkanit në Bruksel, komisioneri Hahn këshilloi Tiranën zyrtare të mos thërrasë për fitore para kohe.Kjo deklaratë vjen pas artikulimit të kryeministrit Edi Rama, sipas të cilit Brukseli duhet të përgatitet për të hapur negociatat në fund të këtij viti.

Së pari, ne do shohim zgjedhjet dhe shpresoj të kemi një raport pozitiv nga ODHIR, së dyti një fillim të besueshëm të procesit të Vettingut dhe së treti luftë të efektshme në luftën kundër drogës”. 

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve komisioneri Hahn ka vënë theksin pikërisht tek çështja e drogës,duke thënë se ka një shtim të prodhimit dhe trafikut të drogës dhe se kjo çështje duhet trajtuar seriozisht pasi kjo gjë krijon reputacion të rrezikshëm për vendin.

Ne duhet të shohim se ç’mund të arrihet deri në tetor-nëntor, pasi duhet t’u raportojmë vendeve anëtare. Ajo që është e rëndësishme është cilësia e reformave dhe jo shpejtësia. Të krijosh presion në kohë, ndoshta ndihmon si nxitje kundrejt disave, por nga ana tjetër nuk përbën dallim thelbësor nëse ne e bëjmë në nëntor apo janar, aq më tepër nëse kemi më shumë siguri në janar që po shkojmë drejt një rezultati pozitiv që mbështetet nga shtetet anëtare. Nuk kam si qëllim që thjesht të paraqes një raport, por të kem garanci paraprakisht, që ai do të mbështetet nga shtetet anëtare”.

Në përfundim komisioneri Hahn ka përsëritur se duhet evituar efekti kundraproduktiv,ku bëhët shumë presion dhe rezultati është negativ. Sipas Hahn ajo që nevojitet është një bashkim kombëtar i qeverisë dhe opozitës në mënyrë që të përmbushen kriteret e përcaktuara për hapjen e negociatave.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave