Hahn mesazh të fortë:Shqipëria
të ketë një qeveri të përgjegjshme

Hahn mesazh të fortë:Shqipëria<br />të ketë një qeveri të përgjegjshme
Eurokomisioneri Johannes Hahn, i ka dërguar sot një mesazh të gjithë shqiptarëve, gjatë përfundimit të Shkollës Verore Europiane të Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Sipas Hahn, për të mundësuar integrimin europian të vendit, duhet dialog ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë, ndërsa përcolli mesazhin se Shqipëria duhet të ketë një qeveri të përgjegjshme.

Vlahutin: Duhet gjithëpërfshirje. Bregu: Nga nesër jam e papunë…
Në aktivitet ishte e pranishme edhe ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin, që ripërsëriti mbështetjen për integrimin e Shqipërisë.

Procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës. Është tepër e rëndësishme që gjithmonë të kotë përmirësime cdo vit” tha ambasadorja.

Majlinda Bregu i mbylli me një batutë punimet e kësaj shkolle. "Dita e fundit e punës me mandatin e parlamentarit, që do të thotë që duke filluar nga nesër jam e papunë".
 
Majlinda Bregu ka qenë kryetare e Komisionit të Integrimit, por nesër do të fillojë punimet legjislatura e re e Kuvendit. 

Mesazhi i plotë i Hahn
Te dashur miq,
Këtu nga Brukseli do doja t’ju përshëndesja dhe t’ju uroja për një javë të suksesshme shkollës verore europiane të këshillit të integrimit në BE. Të bëhesh anëtar i Bashkimit Europian është një zgjedhje fondamentale politike dhe sociale. Është një çështje identiteti, si dëshironi modelin në jetën dhe shoqëria tuaj, Zgjedhja për tu bërë anëtar i Bashkimit Europian është ajo që ju shqiptarët e keni patur për dekada.
Sidoqoftë, kthimi i asipratave politike në ndryshime konkrete dhe në cilësi të përmirësuar jetese, paqe, dinjitet, dhe prosperitet është gjithmonë shumë komplekse dhe kërkuese. Kjo arrihet përmes punës së palodhur, reforma të vazhdueshme si dhe dialog ndërmjet të gjitha palëve të shoqërisë.
Kjo është detyra juaj. Përgatitja për të luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit. Duhet të gjeni zgjidhje, duhet të sigurinë përgjegjshëmrinë e qeverisjes, jo vetëm për të sjellë Shqipërinë më afër ndaj standarteve europiane por ta bëni BE një realitet për cdo qytetar në vendin tuaj.
Vendosmëria dhe ekpertiza juaj do të jetë shumë e nevojshme pas një viti intensive reformash dhe zgjedhjesh. Ju do keni një qeveri të re dhe parlament të ri dhe në ditët në vijim. Presim me padurim për këtë dhe mundësitë para nesh.
Faleminderit që aplikuat dhe morët pjesë në shkollën verore europiane dhe urime Këshillit për punën e tyre të çmuar dhe angazhimin e tyre. Ju keni një shans unik për të qenë pjesë e ndryshimit transormues në vendin tuaj.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë