Hahn,Mogherini:Pro perspektivës
europiane të Ballkanit Perëndimo

Të gjithë liderët botëror janë mbledhur në New York ku po zhvillon punimet Asambleja e OKB-së.

Një takim më vete shefja e politikës së jashtme Mogherini dhe eurokomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn kanë zhvilluar me përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë kryeministrin Rama, presidentin e Kosovës Thaci, presidnetin e Serbisë Vucic, kryeministrin e Maqedonisë Zaev,presidentin e Malit të Zi Vujanovic dhe lideri i Bosnje Hercegovinës Dragan Covic.

Në një deklaratë për mediat Bashkimi Europian bën me dije se mbështet perspektivën e vendeve të Ballkanit Perëndimor pëe Integrimin në Union.
 
 Deklarata:

“Sot patëm një takim pune me liderët e të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB në New York për të ecur me tej me punën për rrugën e integrimit në Bashkimin Europian për të gjithë rajonin.
 
Ne rikonfirmuar mbështetjen e qartë të Bashkimit Europian për prespektivën e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, siç është shprehur kohët e fundit si në nivelin e Këshillit Evropian, ashtu edhe nga Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor në fillim të shtatorit.
 
Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Evropian po rrit mbështetjen e saj ndaj të gjithë partnerëve drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyre të jetë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë.
    
Ne jemi të kënaqur që udhëheqësit;  Presidenti Filip Vujanoviq i Malit të Zi, Presidenti Aleksandar Vuçiç i Serbisë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Herzegovinës Dragan Çoviç, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministri i ish Republikës Jugosllave e Maqedonisë Zoran Zaev - konfirmuan angazhimin e tyre për të përforcuar punën e reformave, në veçanti për drejtësinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, si dhe për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë për të ruajtur dhe ndërtuar në këtë moment pozitiv”, thuhet në deklaratë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur