Hahn në Vlorë: "Lungomare"
kartëvizitë për Shqipërinë drejt BE

Hahn në Vlorë: "Lungomare"<br />kartëvizitë për Shqipërinë drejt BE<br>
Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e Lungomares në Vlorë, komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn tha se ky projekt është kartëvizita më e mirë për Shqipërinë dhe aspiratën e saj drejt BE-së.

Ai tha se BE do investojë edhe në projekte të tjera si një dëshmi e angazhimit konkret se e ardhmja e Shqipërisë është pikërisht BE-a. “Jam krenar që të ndaj me ju këtë arritje, për të përdorur këtë pjesë dita-ditës. Ka ende persona, fëmijë, adoleshtentë që po përdorin jo vetëm fushën e sportit, por edhe rërën për të luajtur. Në këto 8 vite si komisioner pak parë shumë projekte të financuara nga BE, por s'kam parë shumë projekte të kësaj vlere, të këtij ndikimi të madh, me kaq shumë pasoja të mira dhe me interes kaq të madh të qytetarëve. Por edhe të jetë një kartëvizitë për qytetin tuaj dhe Shqipërinë që njerëzit të vijnë këtu dhe të shijojnë këtë pjesë kaq të bukur të Europës. Nëse ju e prezantoni veten si me Lungomaren sot, atëherë unë mendoj se kjo është një gjë fantastike, është një ftesë e mrekullueshme që të vijnë më shumë europianë dhe ta shijojnë Shqipërinë. Nëse vijnë e kënaqen këtu, mendoj se është kontributi më i mirë i mundshëm dhe mbështetja më e madhe për të justifikuar të ardhmen tuaj në BE. Po të jepen rezultate edhe për projekte të tjera në të ardhmen, kjo ka për të qenë një gjë shumë e madhe në mënyrë që Shqipëria të jetë sa më shpejt në BE. Punimet kanë mbaruar për fazën e parë dhe po të jetë e nevojshme ne do mbështesim edhe fazat e mëtejshme dhe kjo është një gjë jo vetëm në interesin tuaj, por tregon edhe angazhimin e fortë për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, u shpreh komisioneri Hahn.  

Ai theksoi se KE ka investuar edhe në qytetet e tjera të vendit, për rehabilitetin e qendrave urbane dhe zonave kulturore. Vlerë investimesh këto, që siç u shpreh Hahn, kapin shifrën e 15 milionë euro. "Kjo është arsyeja pse ne vendosëm dy vite më parë të investojmë 15 milionë euro për restaurimin e qyteteve këtu në Shqipëri. Kemi dhënë mbështetje pë Beratin, Fierin, Shkodrën, Korçën për të përmirësuar trashëgiminë kulturore dhe përmirësuar imazhin e këtij vendi në Europë".

Komisioneri Hahn dhe kryeministri Edi Rama inspektuan pasditen e kësaj të enjte punimet për Lungomaren në Vlorë, një investim ky i Komisionit Europian. Kreu i qeverisë tha se Lungomare do vijojë në të dy anët, atë jugore dhe perëndimore deri në "Pyllin e Sodës".

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë