Në Ministerialin e organizuar në Durrës ku ishte i pranishëm dhe Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hann, u ra dakord që Bashkimi Europian do të financojë brenda 2016-s të gjitha projektet infrastrukturore dhe energjetike që janë propozuar nga kryeministrat e rajonit në samitet në Berlin e Vjenë.
“Duhet ta përdorim Samitin e Parisit dhe për një lloj fokusi politik dhe mendoj që traktati i eksportit dhe tregu komunitar për energjinë përbëjnë përparësitë kryesore. Tregu rajonal për energjinë do të ketë përfitues përsa i përket sigurisë më të madhe për furnizimin me energji elektrike dhe efikasitet më të mirë të kostos për çmimin. Po ashtu, një projekt i tillë do të bënte të mundur përdorimin më të mirë të kapacitetit gjenerues të energjisë elektrike dhe do të hapte mundësinë për prodhimin e energjisë së rinovueshme sepse ka një potencial shumë të madh në rajon kur flitet për prodhimin e energjisë nga burimet hidrike", u shpreh Hahn.
Në Ministerial u kërkua liberalizimi i vizave për të gjithë rajonin si dhe u propozua një agjendë gjithëpërfshirëse për krizën e emigrantëve dhe terrorizmin.