Hahn: Kapitull i ri negociatash për raportet BE-Serbi

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johanes Han, tha në Beograd se i vjen keq që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është i bllokuar por, sipas tij kjo nuk duhet të jetë arsye për ndaljen e procesit të integrimit evropian të Serbisë. “Më vjen keq që dialogu është ndalur, kjo nuk është mirë. Nuk ka asnjë arsye dhe do të ishte gabim të ndalet gjithçka për Serbinë vetëm sepse dialogu është i bllokuar”, tha komesioneri Hahn në Beograd, gjatë një konference për media së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian është pezulluar që prej vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga ana e qeverisë së Kosovës në nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë, BE-ja synon të përparojë procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian përkundër zhvillimeve rreth dialogut me Kosovën.

Këtë e konfirmoi edhe komesioneri Hahn pasi deklaroi se janë duke u bërë përgatitjet për hapjen edhe të një kapitulli të ndërmjet BE-së dhe Serbisë në kuadër të negociatave për anëtarësim në bllokun evropian. Gjatë qëndrimit në Beograd, komisionari Hahn ka takuar edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Komesionari Hahn para vizitës në Serbi ka qëndruar në Sarajevë ku me zyrtarë të lartë të Bosnjë dhe Hercegovinës ka diskutuar procesin e integrimit të këtij vendi në Bashkimin Evropian.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë