Hahn në Shkup, refuzon takimin
me protestuesit anti-shqiptarë

Eurokomisioneri për zgjerim Johannes Hahn dhe tre eurodeputetët Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein këtë të martë do të vizitojnë Maqedoninë në përpjekje për t’i dhënë zgjidhje krizës politike e cila ka përfshirë vendin.
 
Diplomatët do të zhvillojnë takime me të gjithë krerët e partive politike ndërsa mediat raportojnë se nuk do të takohet dhe kreun e PDSH Thaçi dhe me  presidentin Ivanov pasi ky i fundit ndodhet në Hungari.

Presidenca maqedonase deklaroi se Ivanovi i ka komunikuar qëndrimet më 10 shkurt dhe këto qëndrime nuk kanë ndryshuar.“Ivanov nuk do të japë mandat pa rrëzimin e platformës së Tiranës”, lexohet në njoftimin e Presidencës maqedonase."

"Respektoni demokracinë dhe shumicën parlamentar, mos nxisni tensione ndëretnike",është ky mesazhi që Hahn dha pak para se të mbërrinte ne Shkup.
 
Zëdhënësja e BE-së Maja Kocijançiq ka konfirmuar se komisionari Hahn dhe eurodeputetët për shkak të axhendës së ngarkuar nuk do të takojnë përfaqësues të shoqërisë civile dhe as organizatorët e protestës anti-shqiptare “Për Maqedoni të përbashkët”.
 
Hahn javën e kaluar bëri thirrje për dorëzim demokratik të pushtetit, e më pas implementim të reformave që kanë si bazë Marrëveshjen e Përzhinës”.
 
Kjo është vizita e dytë brenda këtij viti, pas asaj të 9 dhe 10 shkurtit, ku Hahn nuk arriti që të pajtojë palët për një kompromis dhe zgjidhje të krizës politike.
 
Ndërkohë presidenti Ivanov është shprehur se Maqedonia ka nevojë për zgjedhje të reja si opsion për dalje nga kriza. Kreu i shtetit refuzoi të mandatoi liderin e LSMD për të formuar qeverinë duke konsideruar pengesë platformën shqiptare.
 
Pak javë më parë, Maqedoninë e vizitoi edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Federika Mogerini, e cila i bëri thirrje presidentit Ivanov t’i japë shumicës parlamentare, mandatin për formimin e Qeverisë së re.

Redaksia Online
Al.N/e.m/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave