“Komisioni i BE së shpejti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Ka shumë të ngjarë deri në verë të hapin negociatat me Shqipërinë” tha komisioneri i zgjerimit të BE Johannes Hahn.
Hahn tha se njerëzit në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor meritojnë një perspektivë Europiane. “Shqipëria ka bërë shumë në luftën kundër krimit të organizuar. Njerëzit meritojnë një të ardhme Europiane” theksoi Hahn, ndërsa priten rezultate nga Reforma në Drejtësi.
Rekomandimi i Komisionit të BE-së është një parakusht i domosdoshëm për një vendim të shteteve anëtare për të hapur negociatat e pranimit. Shqipëria ka qenë kandidate për anëtarësim që nga viti 2014. Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë në një intervistë u shpreh se Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian deri në vitin 2025.
d.b/shqiptarja.com