Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerim, Johanes Hahn, ka nisur takimet gjatë vizitës së tij në Kosovë. Takimin e parë Hahn e ka pasur me presidenten Atifete Jahjaga, ku mësohet se përvvecse e ka përgëzuar presidenten për ratifikimin e MSA-së në seancën e shkuar, e ka falenderuar atë edhe për përpjekjet që po bën në ndërmjetësimin e situatës politike në Kosovë.

han-jahjaga

Ndërsa gjatë ditës Komisioneri i BE-së do të ketë takime edhe me krerët e tjerë të shtetit. Pas takimit me Jahjagën, Hahn ka takuar kryeministrin Isa Mustafa, me të cilin do të ketë edhe një konferëncë të përbashkët për shtyp pas takimit.

Ndërkohë në orën 11.00 Hahn do të jetë i pranishëm në Kuvendin e Kosovës, ku do të mbajë edhe një fjalë të posaçme para deputetëve. Gjithashtu Hahn do të zhvillojë takim edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Pas takimeve në Prishtinë, komisioneri Johannes Hahn do të vizitojë Mitrovicën, ndërsa pasdite vonë do të takojë në Prishtinë edhe udhëheqësit e Listës Serbe në Kosovë.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)