Hahn përshëndet iniciativën për
dialog mes maxhorancës e opozitës

Hahn përshëndet iniciativën për<br />dialog mes maxhorancës e opozitës
Me një gjuhë larg diplomacisë së zakonshme, komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn, i ka vënë një afat politikës shqiptare për të miratuar reformën në drejtësi.
Para se të nisen me pushimet e verës, Brukseli kërkon që deputetët të kenë miratuar reformën që është shndërruar në objektin e radhës të përplasjes në skenën politike shqiptare.

Komisioneri nga Durrësi ku mori pjesë në Ministerialin e Ministrave të Ballkanit i kërkoi palëve të ecin sipas sugjerimeve të Venecias dhe të respektojnë marrëveshjet.
 
Edhe një ditë më parë, komisioneri Hahn, gjatë takimit të nivelit të lartë Shqipëri-BE u bëri thirrje palëve politike, që të dialogojnë pa kushte për përmbushjen e reformës në drejtësi sa më shpejt të jetë e mundur.

Dje isha i qartë dhe dua ta them edhe një herë qartë sot, se reforma në drejtësi është një element kyç dhe mendoj se ne na duhet një vendim përpara pushimit të verës, sepse nuk dua që të merret një pozicion jo vetëm për të bërë ndryshimin e Kushtetutës, por dhe një sërë ligjesh, sepse siç e thashë edhe dje, kjo është një reformë e paparë, e pakrahasueshme. Edhe një herë dua t’i bëj thirrje të gjithëve që t’i qëndrojnë dhe respektojnë marrëveshjet në parim dhe të miratojnë reformën në drejtësi, pasi miratimi është hapi i parë, ndërkohë që hapi i dytë po aq sfidues është edhe zbatimi i reformës në drejtësi. Në mënyrë që të jepet një raport pozitiv në vjeshtë, ne na duhet të shohim pikësëpari zbatime premtuese të procesit të vlerësimit dhe për këtë arsye ne na duhet një vendim para shpërndarjes së Parlamentit në verë, në mënyrë që mund të shohim në tetor rezultatet dhe shpresoj që këto rezultate të jenë në drejtimin e duhur. Jam po aq optimist sa kolegia ime, zonja Mogherini”, u shpreh Hahn.

Teksa komisioneri për Zgjerimin në BE, bënte këto deklarata kryeministri Rama dërgoi letrën ku ftonte në dialog kreun e opozitës për reformën në drejtësi.

Kjo ftesë është përshëndetur nga komisioneri në rrjetet sociale. “I mbështes plotësisht të gjitha nismat për dialog politik në interes të vendit dhe qytetarëve të Shqipërisë”, shkruan Hahn në Twitter.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë