Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se pret që BE-ja të vendosë para verës nëse do t'i hapë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në një intervistë për Radio Europa e Lirë ka thënë se Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut kanë bërë shumë hapa para dhe e meritojnë hapjen e negociatave.
"Po përpiqem të bëj më të mirën time për të arritur qëllimin. Si fillimi kemi nevojë për dritën e gjelbër për të filluar përgatitjet përfundimtare të negociatave. Sigurisht që do të na duhet edhe miratimi i vendeve të tjera, por unë po bëj çmos për të arritur." ka deklaruar fillimisht Hahn.
I pyetur nëse negociatat mund të shtyhen në muajin tetor për shkak edhe të zgjedhjeve në Parlamentin Europian, Hahn ka thënë se ka shumë diskutime të tilla por mendon se negociatat do të hapen para verës.
"Ka shumë diskutime, por unë jam i përqëndruar për të siguruar një vendim para verës, pasi kjo ka qënë gjithmonë qëllimi ynë. Ne do të paraqesim raportin tonë vjetor që me shumë mundësi do të japim një rekomandim pozitiv për të dyja vendet. Ka disa punë që duhet të përfundohen. Por unë mendoj se duhet të pranojmë përparimin e madh, sidomos për Maqedoninë e Veriu dhe pasi ka bërë tejkalimin e konfliktit dypalësh. Gjithashtu edhe Shqipëria, reforma e gjyqësorit në Shqipëri është diçka që duhet të shpërblehet. Kjo vlerësohet në mënyrë pozitive nga vendet anëtare të BE. " ka deklaruar Hahn.
Ndërsa për sa u përket raporteve shqetësuese me Holandën, komisioneri Hahn ka thënë se ekzitojnë disa raporte për azilkërkuesit të pafinancuar. Por në krahasim me personat që e vizitojnë këtë vedn janë shumë të vogla. Këtë e kam diskutuar shpesh me partnerët në Shqipëri, por ne disa vende të tjera por kjo duhet të diskutohet nga autoritetet shqiptare.Nuk kam asnjë indicie që shtete brenda BE, kanë nisma për të hequr vizat me Shqipërinë. " ka thënë ndër të tjera Hahn.