Hahn: Progresi me reformat kyç 
për integrimin e vendit në BE

Hahn: Progresi me reformat kyç <br />për integrimin e vendit në BE
Komisioneri Johannes Hahn ka reaguar sot pas miratimit të ligjit të Dekriminalizimit në Parlament nga palët politike, duke e konsideruar këtë ditë si të rëndësishme për Parlamentin e Shqipërisë.

Hahn përmes një deklarate, thotë se pas disa muajsh debate mes partive politike, anëtarët e Parlamentit miratuan ndryshimet kushtetuese dhe kuadrin e nevojshëm legjislativ për vendosjen e një disipline të qartë për përjashtimin e shkelësve penalë nga postet publike.

Ky zhvillim legjislativ, sipas Johanes Hahn pritet të forcojë më tej shtetin ligjor, të rrisë integritetin e zyrtarëve publikë, të nxisë luftën kundër korrupsionit, por të rrisë gjithashtu edhe besimin e qytetarëve te funksionimi i shtetit dhe tek institucionet e tij.

Unë e përshëndes miratimin e kësaj pakete legjislative që demonstron se dialogu konstruktiv ndërpartiak është mënyra më e mirë për të ndjekur reformat që i nevojiten vendit.BE-ja përsërit se Shqipëria po përballet me një numër sfidash shumë delikate të reformës që kërkojnë një dialog konstruktiv mes gjithë partive politike. Progresi i agjendës së reformave është i rëndësishëm për ta çuar vendin përpara në udhën e tij drejt integrimit evropian, si dhe për të garantuar më tej rrënjosjen e shtetit ligjor” ka thënë Hahn.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska