SHKUP - Partitë kryesore politike maqedonase nuk arritën dje të bien dakord për datën e zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme që parashikojnë nxjerrjen e vendit nga një krizë e gjatë politike, pas 12 orësh bisedimesh nën drejtimin e komisionerit evropian për Zgjerimin, Johannes Hahn.
Ai ka dalë nga rezidenca e BE-së në Shkup duke theksuar se ka kuptuar se është e pamundur që të ketë marrëveshje për të gjitha partitë politike.
“Shteti në këtë moment është në gjendje shumë të keqe”, theksoi Hahn, duke shtuar se shpreson se tri partitë politike do t’i përmbahen marrëveshjes së Përzhinës, e cila ka për qëllim tejkalimin e krizës politike në vend.
Por nga ana tjetër, eurokomisioneri për zgjerim nuk hodhi poshtë mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve. “Gjithçka i mbetet partive politike dhe ky vend i takon shtetit dhe Kuvendit”, deklaroi Hahn.
Lideri i partisë kryesore të opozitës maqedonase, (SDSM, e majtë) Zoran Zaev u shpreh kundër zhvillimit të zgjedhjeve më 24 prill ashtu si ishte parashikuar më parë në një marrëveshje të arritur në muajin korrik nga katër partitë kryesore nën drejtimin e Hahn.
“Pa një hartim si duhet të listave zgjedhore dhe një përmirësimi të medias, data e zgjedhjeve nuk është e pranueshme. Nëse ato do të zhvillohen më 24 prill ne nuk do të marrim pjesë dhe do të vazhdojmë luftën tonë për zgjedhje të ndershme dhe demokratike”, deklaroi Zaev në përfundim të bisedimeve.
Marrëveshja e korrikut parashikonte në mënyrë të veçantë dorëheqjen e kryeministrit konservator, Nikola Gruevski, i cili u largua nga detyra të premten, para fillimit të bisedimeve dhe vendosjes të një qeverie teknike e ngarkuar me organizimin e zgjehdjeve të parakohshsme dy vjet para përfundimit katër vjeçar.
Gruevski ngarkoi me përgjegjësi për dështimin e bisedimeve liderin e opozitës, Zaev, i cili gjatë 12 orëve kishte kërkuar vetëm shtyrjen e zhvillimit të zgjedhjeve.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com