Hahn sot vizitë në Maqedoni
me propozim për qeverinë e re

Komisioneri Europian për Politikë të fqinjësisë së mirë dhe Zgjerim, Johannes Hahn, do të zhvillojë sot një vizitë në Maqedoni.

Nuk përjashtohet mundësia që komisioneri i BE të ketë një propozim për formimin e “koalicionit të gjerë” të partive përfaqësuesit e të cilëve do të themelonin qeverinë.

Hahn do të marrë pjesë në punën e takimit ministror “të gjashtës ballkanoperëndimore” që do të tubojë ministrat e Punëve të Jashtme e të Energjisë.

Nga Brukseli, siç njofto Aljaazera, Hahn do të ketë takime bilaterale me përfaqësuesit e partive parlamentare në Maqedoni. 

Bashkësia ndërkombëtare para disa javësh Shkupin e ka porositur disa herë se pret formimin e Qeverisë që do të ketë përkrahje të gjerë parlamentare.

Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE –së, dështoi të themelonte Qeverinë me BDI-në pasi nuk përfilli kërkesat e shqiptarëve. 

Ndërsa presidenti Ivanov nuk i dha mandatin LSDM-së, por e la të hapur formimin e koalicionit nëse një prej grupimeve politike arrin të bëjë shumicën në Kuvend. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave