“Uroj kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për formimin me sukses të qeverisë. Oërgjegjësi të mëdha për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve” shkruan Hahn në twitter.
Ndërkohë, Hahn ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët i ka vlerësuar për profesionalitetin e tyre.
“Mirëpres praninë e vëzhguesve të ONM-së, si një hap i rëndësishëm përpara drejt implementimit me sukses të procesit të vettingut. I uroj grupit sukseset më të mira”, shton Komisioneri duke publikuar foto të takimit me vezhguesit e OMN të cilët kryesohen nga Genoveva Ruiz Calavera.
Të njëjtin mesazh komsioneri e dha edhe gjatë mbarimit të shkollës verore europiane në Shqipëri si dhe gjatë samitit të zhvilluar një muaj më parë në Durrës gjatë takimit me kryeminsitrat e Ballkani Perëndimor ku kërkoi që të zbatohen të gjitha reformat e ndërmarra.
Brukseli po ashtu pas shpalljes së kabinetit Rama 2 ka deklaruar se qeveria e re duhet të fokusohet tek zbatimi i reformës në drejtësi e në mënyrë specifike tek procesi i Vetingut.
Zëdhënësja e BE Maja Kocijancic pak kohë më parë ka theksuar se uninoni pret nga qeveria Rama 2 përvec zbatimit të reformës në drejtësi edhe luftën kundër drogës si dhe adresimin e çështjes së azilkërkuesve.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com