Pas publikimit të Strategjisë për zgjerim e BE të Komisionit Europian me vendet e Ballkanit, komisionieri për zgjerim Johanes Hahn ka zhvilluar ditën e djeshme një vizitë në Serbi.

Gjatë vizitës së tij Hahn është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit janë kusht  thelbësor për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Nga ana tjetër Vuçiç duke ju referuar kryeshisht problemeve me Kosovën por edhe me Bosnje- Hercegovinën e Kroacinë, ka thënë se Serbia ndodhet para një mali me pengesa për antarësimin e saj.

“Pengesat janë si Himalajet, por nuk do të ishim të parët që janë ngjitur në malin Everest”, deklaroi Vuçiç duke u shprehur optimist për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Vuçiç gjithashtu shtoi se ka ardhur koha për Serbinë të merren vendime, të paguhen çmimet e të kaluarës si dhe të zgjidhen problemet e dekadave më parë, por për këto çështje duhet të falsin edhe qytetarët serbë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com