Hahn vizitë në Maqedoni në përpjekje
për zgjidhje të krizës politike

Hahn vizitë në Maqedoni në përpjekje<br />për zgjidhje të krizës politike
BE-Komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn, viziton Maqedoninë në një tentativë për të dhënë ndihmë në zgjidhjen e krizës politike që ka lënë Maqedoninë pa qeveri që prej zgjedhjeve të dhjetorit 2016.

Ndërkohë grupi i quajtur “Për Maqedoninë e Bashkuar”, i cili është një grup që mbështet partinë e ish-kryeministrit, Nikola Gruevski, ka bërë thirrje për protest para zyrës së misionit të BE në Shkup gjatë vizitës së komisionerit të BE-së.

Drejtues të gupit janë shprehur se dëshirojnë që me anë të protestës t’i japin “një mesazh të qartë” komisionerit, për sa i përket formimit të qeverisë së re.

Tre partitë shqiptare, të cilat kanë mbështetur liderin socialdemokrat, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e re, kanë kërkuar që gjuha shqipe të bëhet gjuha e dytë zytare. Ndërkohë drejtues të grupit “Për Maqedoninë e Bashkuar”, janë shprehur se bërja e shqipes gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e vendit, do të shkatërronte unitetin e Maqedonisë.

Ndërkohë presidenti maqedonas, Ivanov, ka refuzuar që t’ia jap mandatin Zaevit për të formuar qeverinë, duke e argumentuar vendimin e tij se çështja e gjuhës shqipe është përpjekje për të shkatërruar pavarësinë e Maqedonisë.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh