Hahn: Votoni reformën por pa
kompromentuar thelbin e draftit

Hahn: Votoni reformën por pa<br />kompromentuar thelbin e draftit
Komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn i ka dërguar një mesazh të fortë politikës shqiptare për reformën në Drejtësi. Ai i ka bërë thirrje palëve të votojnë draftin e Refromës por pa kompromentuar thelbin e draft reformës të pranuar ndërkombëtarisht.

Përmes një deklarate për mediat Johanes Hahn thekson se nxit palët duke përfshirë edhe opozitën "ta vendosin interesin e vendit të tyre dhe atë të qytetarëve mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromise për çështjet e mbetura politike, pa kompromentuar thelbin e draft reformës të pranuar ndërkombëtarisht. Ditët e ardhshme do të vendosin nëse Shqipëria do të përparojë drejt Kampionatit Evropian apo nëse do të qëndrojë në fazën e grupeve."

Hahn thekson se "tani është me rëndësi të bëhet dhe kilometri i fundit dhe të sigurohet shumica prej dy të tretash që nevojitet për ndryshimet përkatëse kushtetuese."

Në fund deklaratën e tij, Komisioneri i Zgjerimit Hahn e mbyll me një krahasim referuar pjesëmarrjes së Shqipërisë në Kampionatin Europian, rrugë të cilën duhet të ndjekë sipas tij edhe politika shqiptare me miratimin e Reformës në Drejtësi për të përparuar drejt integrimit në Europë ose në të kundërt do të mbetet në fazën e grupeve duke qenë larg hapjes së negociatave. “Ditët e ardhshme do të vendosin nëse Shqipëria do të përparojë drejt Kampionatit Evropian apo nëse do të qëndrojë në fazën e grupeve”.


Deklarata e Komisionerit Hahn për procesin e Reformës së Drejtësisë në Shqipëri
Përshëndes punën konstruktive të bërë deri tani për reformën themelore të drejtësisë në Shqipëri që është mbështetur nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë si Euralius, OPDAT apo Komisioni i Venecias. Një miratim i shpejtë i reformës dhe zbatimi i saj pasues është tashmë kyç. Kjo jo vetëm që do t’i përgjigjej mbështetjes së madhe publike në Shqipëri për reformimin e sistemit të drejtësisë, por do të sinjalizonte gjithashtu një angazhim të qartë ndaj standardeve evropiane dhe procesit të integrimit evropian.

Tani është me rëndësi të bëhet dhe kilometri i fundit dhe të sigurohet shumica prej dy të tretash që nevojitet për ndryshimet përkatëse kushtetuese. Prandaj, i nxis të gjitha palët, përfshirë opozitën, që ta vendosin interesin e vendit të tyre dhe atë të qytetarëve mbi interesat e tyre individuale dhe të gjejnë kompromise për çështjet e mbetura politike, pa kompromentuar thelbin e draft reformës të pranuar ndërkombëtarisht.

Ditët e ardhshme do të vendosin nëse Shqipëria do të përparojë drejt Kampionatit Evropian apo nëse do të qëndrojë në fazën e grupeve.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi