Eurokomisioneri Hahn deklaroi se përfundimisht është arritur marrëveshje për organizimin e zgjedhjeve të reja.
Sipas tij, detajet për ate se kush do të organizojë zgjedhjet dhe kush do të jetë në krye të Qeverisë do të diskutohen në një takim të radhës që do të zhvillohet në Bruksel gjatë javës së ardhshme.
Hahn deklaroi se takimi ka qenë konstruktiv dhe se sipas tij, deri në mbajtjen e zgjedhjeve do të pastrohet lista zgjedhore, dhe do të mundësohet një atmosferë për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Katër liderët e partive politike mbështetën deklaratën e eurokomisionerit Hahn. Nuk janë dhënë detaje tjera nga takimi që ka zgjatur rreth tetë orë.
Pas deklaratës, Hahn ka lëshuar rezidencën e BE-së, ndërsa liderët e katër partive gjithashtu janë larguar duke mos dhënë detaje nga takimi.
Marrëveshja mes palëve në Maqedoni me 9 pika, e paqartë kush do jetë kryeministër
Mbetet e paqartë se kush do të jetë kryeministër deri në zgjedhjet e parakohshme, ndërsa draft-marrëveshja e arritur ka 9 pika të cilat janë:
1. LSDM kthehet në Parlament,
2. LSDM do ta udhëheq komisionin parlamentar anketues për përgjimet,
3. Ndërprehet publikimi i “bombave” deri më 10 qershor 2015,
4. Definohet formati i Qeverisë së Gjerë,
5. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do ketë më shumë kompetenca,
6. Zgjedhjet e parakohshme deri në fund të prillit 2016,
7. Integrimi euro-atlantik prioritet,
8. Implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit,
9. Raporte të mira ndërfqinjesore.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)