Haider al-Abadi: Të anullohet
referendumi i kurdëve

Haider al-Abadi: Të anullohet<br />referendumi i kurdëve<br>
Kryeministri i Irakut këmbënguli të enjten, që referendumi i pavarësisë kurde të shpallet i pavlefshëm, një refuzim i dukshëm i ofertës së rajonit të Kurdistanit për të "ngrirë" shtyrjen e pavarësisë së saj si pjesë e përpjekjeve për të zgjidhur krizën nëpërmjet bisedimeve dypalëshe.

"Ne nuk do të pranojmë asgjë, përveç anullimit të saj dhe respektimit të Kushtetutës", tha Haider al-Abadi në një deklaratë.

Qeveria e Kurdistanit propozoi të mërkurën një armëpushim të menjëhershëm, një pezullim të rezultatit të referendumit, dhe "fillimimin e një dialogu të hapur me qeverinë federale bazuar në Kushtetutën e Irakut".

Bagdadi gjithmonë e ka konsideruar referendumin kurd të paligjshëm. Iraku u përgjigj javën e kaluar duke marrë kontrollin e qytetin të Kirkukut, një zonë  strategjike për prodhimin e naftës, një territor, që kurdët e kishin marrë gjatë ofensivës kundër Shtetit Islamik.

Kryeministri Abadi ka urdhëruar ushtrinë e tij, për të rimarrë të gjithë territoret e kontestuar, ka kërkuar kontroll të kalimeve kufitare të Irakut me Turqinë.

Luftimet midis qeverisë qendrore dhe kurdëve janë veçanërisht të ndërlikuara për Shtetet e Bashkuara, që është një aleat i ngushtë i të dy palëve, duke armatosur dhe trajnuar të dy kurdët dhe ushtrinë e qeverisë qendrore për të luftuar Shtetin Islamik.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore