Hajdar Elmazi, punon prej 51 vitesh saldator në qytetin e Fierit.
Këtë profesion, e ka nisur që kur ishte 15 vjeç, e sot që i është bërë pjesë e pa ndarë e jetës së tij nuk mundet të heqë dorë ndonëse ka më shumë se tre vite që ka dalë në pension.
Pjesë të punë së tij ka rregullimin e pjesëve të ndryshme të mjeteve motorike. E duke qenë se është ndër të vetmit që mundet të bëje punë komplekse, klientët i ka nga e gjithë zona e Fierit e Vlorës.
“Këtu vijën që nga fshatrat e Vlorës, Fierit. Të gjithë këtu vijnë. Mundohemi të ju shërbejmë në mënyrë sa më cilësore. Në profesion kam 51 vjet. Që nga zetroi, traktori, skapamento, alumin, hekur vijnë këtu. Punën e kam nisur që 15 vjeç. Me detalet e rëndësishme, sandokart, skapament etj, merremi dhe unë dhe një tjetër”, tregoi saldatori.
Repartin e saldimit, Elmazi e ka në lagjen “Kastriot” pranë stadiumit “Apollonia”, në Fier e për të realizuar një punë duhet të mbash radhë.
“Kam ardhur nga Vlora se nuk gjeja asnjë person tjetër për këtë procedurë. Nuk gjeja askund. Më kanë sugjeruar dhe thënë llafet më të mira”, tha një klient.
“Është zanatçi i vjetër, me provojë në punë. Kam ardhur të saldoj një kamio, mjet bujqësor”, tregoi një tjetër.
Mbi zanatin, 67 vjeçari Hajdar Elmazi, thotë se nuk ka dhe i vjen shumë keq që në profesionin e saldatorit tani ka shumë pak profesionistë pasi të rinjtë nuk e pëlqejnë më si punë.
“Kanë qenë shumë. Disa e kanë braktisur, disa janë në pension. Është fatkeqësi që rinia nuk e do. Mbi zanatin nuk ka. Kanë perceptimin që leku vjen përnjëherë, por nuk ka kështu”, tha Elmazi.
K.M/G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3942
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lushnjë/ Mbahet mesha e shenjtë e Krishtlindjeve në Kishën Katolike ‘Pjetri dhe Pali’, marrin pjesë besimtarë të shumtë
24 Dhjetor, 21:51
-
Miratohet buxheti i bashkisë së Fierit, këshilltarët e opozitës bashkojnë votat me PS-në
24 Dhjetor, 15:26
-
Fier/ Përplasen 2 automjetet ‘Benz’ në Levan-Tepelenë, 4 persona përfundojnë të plagosur në spital (VIDEO)
23 Dhjetor, 20:31
-
Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj
23 Dhjetor, 16:29
-
Moti i keq, Fieri përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi, probleme me energjinë në Frakull
23 Dhjetor, 10:27
-
Aksident në aksin Fier- Lushnjë/ Makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse (VIDEO)
22 Dhjetor, 12:23
-
3 muaj në qelinë 6 në Fier, Salianji reagon për mandarinat me pesticide: Vidhen fondet e BE, fermeri në mëshirë të fatit
21 Dhjetor, 12:00
-
Fier/ Morën zhavorr në Lumin e Vjosës, Prokuroria dërgon për gjykim 3 persona
21 Dhjetor, 10:31
-
‘Bankers’ investoi 10 milionë USD për komunitetin në 15 vite! Xiao: Përmirësojmë jetën e banorëve në Patos-Marinzë
20 Dhjetor, 17:17
-
Aksident në Lushnjë, një shofer i plagosur nga karambolimi i dy mjeteve! Shkak dyshohet shpejtësia e veturës
20 Dhjetor, 14:26
-
Fier/ Mashtrim, përndjekje, vjedhje dhe aksident, 4 persona të arrestuar, një në kërkim dhe një tjetër nën hetim! (EMRAT)
20 Dhjetor, 13:45
-
Lushnjë/ ‘Benzi’ përplas 66-vjeçarin me motor në aksin Fier-Shegan - Krutje (EMRI)
19 Dhjetor, 17:50
Hajdar Elmazi ishte nje nga profesionistet me te mire qe kishte Uzina Mekanike Naftes Patos nje spcialist dhe nje njeri i pa pertushem dhe shume komunikues
PërgjigjuKy ka kontakte me shikun spiun ..
Përgjigju