Hajdarmataj aspak qejfmbetur që
Basha e lë jashtë listave

Hajdarmataj aspak qejfmbetur që<br />Basha e lë jashtë listave
TIRANE-Mimoza Hajdarmataj është një tjetër emër i mbetur jashtë PD-së, por politikania nuk tregojet qejf mbetur.

Duke e nisur një deklaratë me urimin për Muajin e Shenjtë të Ramazanit, Hajdarmataj, falenderon tropojanët për mbështetjen që I kanë dhënë gjatë kohës që ka qenë në politikë, por shton se PD do vijojë të mbetet streha e familjes së madhe deputete.

"Ditë e re, nafak' e re".
Sot dita e parë e Muajit të Madhnueshëm të Ramazanit.
Agjerim të lehtë gjithë besimtarëve. Zoti ua pranoftë sakrificën dhe lutjet!
Sot edhe dita e bashkimit të madh të demokratëve me Lulzim Bashën, në betejën për Republikën e Re.
Besimi në Zot, besimi në vlera do të na nxjerrë faqebardhë!
Miq,
Thirrjes për bashkim dua ti shtoj sot edhe disa fjalë mirënjohje.
Mirënjohje dhe falenderim shumë të madh për komunitetit tim tropojan të nderuar dhe me shumë vlera, kudo ku jeton, në Shqipëri e jashtë vendit.
Me mbështetjen dhe besimin që më keni dhënë keni qënë një frymëzim i jashtëzakonshëm.
Bashkë do të vazhdojmë përpjekjet, që Shqipërinë ta bëjmë më të mirë dhe me shpresë për fëmijët tanë.
PD mbetet shtëpia e familjes së madhe demokrate, me idealet e Dhjetorit ' 90,
"E duam Shqipërine si gjithë Europa.
Urime kandidatëve në garë"
.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim

Mero Baze: Shkëlzeni po na tregon, kush nuk ka qenë në takim