Por avokates së njohur nuk i janë grabitur sende me vlerë, apo para, por dokumente. Kështu në makinën e saj janë zhdukur dokumente të rëndësishme të dosjeve hetimore.
Kastrati përveç se ka qenë avokate e bandës së Durrësit, në makinë ka pasur dhe dokumente për cështje të tjera; kryesisht trafik droge. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në mbrëmje në rrugën Don Bosko, pranë banesës së vet.
Hajdutët e Tiranës së fundmi kanë vënë në shënjestër dhe personat VIP, më i fundit, më 31 janar ishte ministri Ksera, të cilit iu bastis shtëpia dhe iu morën para dhe sende me vlerë.(am/shqiptarja.com)
