Hajdutët bëjnë ‘kërdinë’ në fshatin Zhulaj të Memaliajt! Banorët thirrje policisë: 12 banesa u vodhën për 2 ditë! Po s'i zbuluat vjedhësit na pajisni me armë

Në 48 orët e fundit janë vjedhur 12 banesa në fshatin Zhulaj, Njësia Administrative Krahës e Bashkisë Memaliaj. Një grup i mirëorganizuar hajdutësh kanë plaçkitur orendi, sende me vlere dhe makineritë bujqësore. Po kështu banorët thonë se u kanë marrë dhe produktet ushqimore, si vaji i ullirit, fasulet, grurin e deri tek mandarinat në pemë. Këtë e dëshmojnë dy banorë të fshatit për Report TV.

‘Kanë qenë disa vetë. Kishim marrë mandarinat dhe ishin ulur aty në pozicion sepse lëkurat e mandarinave nuk ishin të hedhura. Policia duhet të punojë, shteti duhet të na mbrojë, të na sigurojë, ose të na armatosë ose të na mbrojë të bëjë çfarë të dojë. Në jemi në rrezik janë hapur 12-13 shtëpi këtu të gjitha të bastisur.’- tha një banor.

‘Kishin marrë një orë time 100 mijë lek.’- u shpreh një tjetër.

‘I kishin hyrë shtëpisë që kemi me leva kishin marrë të gjitha mjetet bujqësore. dëm me 1 milionë  gjysmë.’- tha një banor.

Hajdutët kanë hapur me forcë dyert e shtëpive mes tyre edhe ato që janë të pabanuara për shkak të emigrimit. Është hera e parë që fshati bie pre e vjedhjeve masive, ndaj banorët shtojnë se ndihen të pasigurtë për jetën dhe u kanë bërë thirrje policisë  të zbulojnë autorët.

‘Më kanë vjedhur, mirë që nuk dalloja se do të më kishin vrarë fare. Këtu nuk ka as polic. E kanë lënë komunën pa polic.’- tha një e moshuar.

‘Na kanë vjedhur, po nuk e zbuloi hajduti, të na armatosë, të na japin nga një armë.’- tha një tjetër banor.

Lidhur mbi këtë ngjarje, Drejtoria e Policisë Vendore Gjirokastër, e ka përcjellë me një njoftim të thatë pa dhënë shumë detaje të ngjarjes ku thotë se janë vjedhur 7 banesa, ndërsa banorët pretendojnë se janë 12 të tilla.

"Në vijim të informacionit të dhënë dje, për vjedhjen në disa banesa, në fshatin Krahës, informojmë se në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga punonjësit e Policisë, janë konstatuar 7 banesa, aktualisht të pabanuara, të hapura nga shtetas ende të paidentifikuar. Vijon puna hetimore për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve"- thuhet në reagim. 

M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 31/01/2024 16:26

    Nga te mbaje polici shkrete,nga ballaMAFIOZ minister apo nga ligji maliqit??.? Derdimenet e katundit tim....pini ndonje çaj qetsuesues dhe flini gjume. Shoku Tao ne hale te rrije

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Report Tv sjell pamjet, kjo është vila në rezidencën ‘Kodra e Diellit 2’, shërbente si bazë për grupin e trafikut të kokainës

Report Tv sjell pamjet, kjo është vila në rezidencën ‘Kodra e Diellit 2’, shërbente si bazë për grupin e trafikut të kokainës