VLORË- Brenda një kohe shumë të shkurtër janë vjedhur tri banesa në fshatin Nartë të Vlorës.

Gjatë natës një grup të rinjsh hyjnë në shtëpitë e banorëve dhe vjedhin. Pronarët e banesës së vjedhur jetojnë në Greqi.

Mësohet se janë bërë disa vjedhje gjatë ditëve të fundit.

Policia po heton për zbulimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.