“Hajdutët e Energjisë”, 13 persona të arrestuar në 3 ditët e fundit
-Vijon operacioni “Hajdutët e Energjisë”- TIRANË, 25 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Policia e Shtetit dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë bërë të mundur arrestimin e 13-të personave në kuadër të operacionit “Hajdutët e Energjisë”. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin gjatë tre ditëve të fundit kanë vepruar 95 grupe të përbashkëta Polici […]
-Vijon operacioni "Hajdutët e Energjisë"-
TIRANË, 25 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Policia e Shtetit dhe Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë bërë të mundur arrestimin e 13-të personave në kuadër të operacionit "Hajdutët e Energjisë".
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin gjatë tre ditëve të fundit kanë vepruar 95 grupe të përbashkëta Polici - OSHEE, çdo ditë. Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici - OSHEE në 4.245 raste .
Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 43 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 43 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 22 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 8 persona. Gjithashtu janë ndërprerë 2.654 lidhje të abonentëve debitorë dhe 43 lidhje të paligjshme, si dhe janë kontrolluar 221 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Policia e Shtetit dhe OSHEE garantojnë se janë të vendosur ta çojnë deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.
/f.n/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72.3%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Do e shikojmë kur të dal nga burgu' Leonard Luzi kërcënon në gjyq të penduarin Amarildo Nikolli! Tregoi planin për vrasjen e Inez Hajrullës
10 Janar, 13:59
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata
10 Janar, 13:48
-
Do vrisnin Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn, GJKKO dënon me 22 vite burg Leonard Luzin dhe Muharrem Koroveshin! I pandehuri kërcënon prokuroren e SPAK
10 Janar, 13:45
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Tiranë/ I dashuri i vajzës dhe 4 djem në kërkim për alarmin tek 'Astiri', policia: Dyshohet se mbajtën të mbyllur 21-vjeçaren
10 Janar, 13:34
-
SPAK nxjerr blof Berishën, asnjë dosje për deputetin Pandeli Majko në Prokurorinë e Posaçme
10 Janar, 13:26
-
Zyrtare/ Armando Broja mbetet pa trajner, Everton e shkarkoi disa orë para ndeshjes! Kandidatët për stolin e mbetur bosh
10 Janar, 13:24
-
Zbardhet vrasja e sipërmarrësit shqiptar në Itali, bashkatdhetari pranon krimin: E prita në një zonë të errët, ku s'kishte kamera
10 Janar, 13:19
-
Tiranë/ Deputeti Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për seancën paraprake! I pandehur për fshehje dhe mosdeklarim pasurie
10 Janar, 13:08
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52