FRANCË - Shtëpia e mbrojtësit Benjamin Pavard në Marseille u vu në shënjestër të një tentativë vjedhjeje, të mërkurën në mbrëmje. Sipas 'Le Parisien', pesë persona dyshohet se hynë në oborrin e banesës së mbrojtësit francez përpara se të dalloheshin nga gruaja shqiptare e lojtarit, Kleofina Pnishi.
Sipas raporteve fillestare, modelja lajmëroi menjëherë policinë pasi i pikasi të dyshuarit në pronë. Të zënë në befasi, pesë hajdutët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një Mercedes në një përpjekje për t’i ikur forcave të rendit.
Një reagim i shpejtë i policisë i mundësoi autoriteteve të gjenin një automjet që përputhej me përshkrimin e raportuar. Vetëm pak minuta pas incidentit, oficerët ndaluan makinën, brenda së cilës ndodheshin pesë persona. Personat që ndodheshin në të u morën në pyetje si pjesë e hetimit në vazhdim. Nuk u raportuan të lënduar në incident.
Në fillim të kësaj jave Benjamin Pavard njoftoi largimin nga Marseille dhe rikthimin te Interi, pasi mbrojtësi luante si i huazuar në Francë. Manchester United, Dortmund dhe Fenerbahce janë të interesuar për shërbimet e tij.
Komente









