Hajdutët në Francë vodhën dy kamionë plot shampanjë me vlerë 600 mijë euro, por pasi i ndoqi, policia arriti të rikuperonte mallin e vjedhur. Sipas raportimit të BBC, drama filloi të shtunën pranë qytetit të Reims, ku u vodhën kamionë me shampanjë.
Policia arriti të zbulojë vendndodhjen e automjeteve të vjedhura, të cilat ishin të pajisura me transmetues gjurmues dhe filloi një ndjekje në autostradën midis Reims dhe Parisit.
Shampanja iu kthye pronarëve, por hajdutët arritën të shpëtonin. Gazeta Parisien raporton se kamionët përmbanin shishe të “Moe e Chandon”, një nga markat më të famshme të shampanjës.
Në ndjekje kanë marrë pjesë dy makina policie, ku hajdutët kanë tentuar të arratisen duke bërë një kthesë të fortë, pa sukses. Kur policia detyroi një kamion të ngadalësonte shpejtësinë, shoferi u hodh nga automjeti dhe më pas u kap nga një makinë që ndiqte kolonën.
Një tjetër kamion është gjetur pranë daljes së autostradës, por pa drejtuesin e mjetit. Ndërkohë, hetimet janë në vazhdim dhe shishet janë të padëmtuara.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?
-
PO
60.5%
-
JO
32.1%
-
NUK E DI
7.3%
Vota total: 2232
Lajme të tjera
-
Korçë/ I faluri nga amnistia kthehet te zakoni, vjedh makinën sapo del nga burgu! Liria i zgjat vetëm për 24 orë
25 Prill, 18:20
-
Shkodër, kryente manovra të rrezikshme me automjetin e vjedhur, arrestohet 37-vjeçari
25 Prill, 16:53
-
A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?
25 Prill, 13:55
-
Francë/ Qëllohet me armë këngëtari cigan, fitoi 'The Voice'
23 Prill, 10:17
-
I shpallur në kërkim për grabitjen e kryer në 2016, arrestohet 42-vjeçari në Elbasan
21 Prill, 15:14
-
Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)
20 Prill, 12:45
-
Francë,2 vajza goditen me thikë para shkollës! Arrestohet autori
18 Prill, 17:09
-
Hajduti nga Skrapari vjedh banesën në Shkodër, mori para e bizhuteri
18 Prill, 12:03
-
Shqipëria dhe Franca forcojnë bashkëpunimin në administrimin e pyjeve
13 Prill, 19:09
-
Librazhd, vodhën para në një biznes, kapen dy të rinj, shpallet në kërkim një tjetër
13 Prill, 10:53
-
Durrës, tentoi të vidhte një pikë këmbimi valutor, vihet në pranga 30-vjeçari, sekuestrohet pistoleta lodër
13 Prill, 10:34
-
Ku ndryshojnë vizita e Ramës me atë të Vuçiç në Paris
13 Prill, 08:47