Hajdutët nuk kursejnë as Skënderbeun! Memoriali i tij mbetet në terr, vidhen për herë të tretë kabujt elektrik në zonën arkeologjike të Lezhës

Memoriali i Gjergj Kastriotit në Lezhë dhe e gjithë zona arkeologjike përrreth tij është zhytur në errësirë. Hajdutët kanë vjedhur kabullin që furnizin me energji këtë objekt historik dhe ndriçuesit e rrugës e mureve antik.

Vjedhja ka ndodhur gjatë natës të së enjtes nga persona ende të paidentifikuar, ndërsa kabulli i energjisë është hequr në një gjatësi te konsiderueshme. Sapo kanë konstatuar rastin punonjësit e memorialit kane sinjalizuar policine. Këta të fundit kane kryer të gjitha veprimet në terren, por pa mundur ende që të bien e në gjurmet e autoreve të kësaj vjedhje.

Ky është rasti i tretë në një hark kohor mjaft të shkurter që vidhen kabujt e energjisë elektrike në zonen arkeologjike të Lezhës, ndërsa dhe rastet e mëparshme vijojnë të mbeten pa autor. Ndërkohë Bashkia Lezhë pritet të ndërhyjë për zevendesimin e kabullit të vjedhur dhe rikthimin e energjisë në memorialin e Gjergj Kastriotit dhe zonen arkeologjike përreth tij.

R.D/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zone skifteresh, ça pret: 26/10/2024 15:19

    Hajduti therret kapeni hajdutin. Shikoni se rojet qe kan denoncu vjedhjen ka mundsi ti ken vjedh vet . Pun kafshesh

    Përgjigju
  • Taku: 26/10/2024 14:32

    Po mire me nuk mund te behen punet mire dhe te futen nentoke kavot? Apo vazhdojme me avazin e krijimit te rrejtave te merimanges neper qiell?!

    Përgjigju
    • Taku 2: 27/10/2024 09:03

      Nen toke jane

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?