Hajdutët terrorizojnë fshatin e Nartës, 3 vjedhje brenda natës! Banorja: Më erdhën në banesë, desh më vranë

I braktisur nga moshat e reja, fshati Nartë është bere pre e vjedhjeve te shumta. Në harkun kohor të disa muajve janë disa shtëpi të vjedhura, dhe kryesisht banesat e atyre qe janë në emigrim.

Fshati Nartë, vetëm 7 km nga qyteti i Vlorës, i banuar kryesisht nga mosha të treta është parë si pikë e dobët dhe e lehtë për hajdutët.

Vetëm mbrëmjen e datës 1 janë vjedhur 3 banesa, më shumë se materialet e vjedhura tek banorët rëndon frika.

 “Shtëpinë e kam vetëm nga rruga “ish-Zyrat e Kooperativës”. Tashti erdhi njëra e më thotë që më vodhën frigoriferin, është bërë shumë e frikshme”,  thotë një banore e fshatit në Nartë.

“Të gjitha ata që deshën i morë,televizorin, aparatin që masja tensionin, veglat e punës së djalit,  të gjitha ato që deshën i morën. Tani vodhën prapë dhe një çupen e një kushërirës time”,  shprehet një zonjë tjetër.

“3 shtëpi në hyrje të fshatit njëra-pas tjetrës u vodhën, 70 %  e shtëpive janë të pabanuara”, shprehet kryeplaku i fshatit.

Kam 7 vjet marr njeri dhe fle unë”,  thotë një e moshuar

“Kam bërë shtëpitë me dy dyer, kastile nga frika. Rrimë me frikë në shtëpinë tonë çfarë do të bëjmë”, thotë një banor tjetër.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bëjnë me dije se për rastet në fjalë kater persona të shoqëruar të dyshuar si të përfshirë në vjedhje. Ndërsa po punojnë për verifikimin e rasteve.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lani: 03/09/2020 20:10

    Çudi se si vjedhin në Vlorë

    Përgjigju
  • USA: 03/09/2020 19:48

    Ja per kete shtrese popullsie qe me te vertete kane nevoje per prezencen e shtetit vetem nje koment nga Pluto qe me te drejte thote qe armatosu vriti ato qelbesira qe vjedhin per te blere droge apo te mbushin telefonat.Te ishte lajm politik gjithe zagaret e paguar komentojne.

    Përgjigju
  • pluto: 03/09/2020 18:45

    SHKO e merr arme ne polici dhe po erdhen ja permbledh ne balle......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij  për shpërndarjen e dhuratave përreth botës

Finlandë, babagjyshi niset me slitë nga fshati i tij për shpërndarjen e dhuratave përreth botës