VLORE- Thyen xhamin e dyqanit, qetësisht hyn brenda dhe pasi merr paratë lagohet po nga ajo dritare. Ndodhi 30 minuta pas mesnatës më  6 maj në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë.

E gjithë skena është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa sot policia njoftoi arrestimin e autorit, shtetasin një 29 vjeçar i identifikuar me inicialet E.B

Operacioni u kodua “Storm 17’.

Policia vijon punën për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.