Hakan Ayik, krimineli që ndihmoi aksidentalisht FBI të fusë në kurth qindra kriminelë në të gjithë botën

Hakan Ayik, krimineli që ndihmoi aksidentalisht FBI të fusë në kurth qindra kriminelë në të gjithë botën

Më shumë se 800 kriminelë në të gjithë botën janë arrestuar pasi autoritetet kanë arritur të përgjojnë bisedat e tyre falë një aplikacioni të koduar, ANOM. Sipas të dhënave nga policia australiane, personi që kontribuoi në kapjen e 800 kriminelëve falë aplikacionit të koduar është një i arratisur me emrin Hakan Ayik.

Sipas BBC, turku Ayik është një nga trafikantët me influencë të lëndëve narkotike dhe pasi u identifikua nga policia atij iu sugjerua aplikacioni nga agjentë të fshehtë, ai më pas filloi tua rekomandonte aplikacionin kriminelëve të tjerë.

Një total prej 12,000 pajisjesh shiteshin në tregun e zi me aplikacionin e instaluar dhe përdoruesve të rinj u duhej një fjalëkalim nga një përdorues i vjetër për të fituar akses.

“Ne ishim brenda krimit të organizuar,” tha Komisioneri Federal i Policisë Australiane Reese Kershaë. Siç është bërë e ditur, oficerët e policisë ishin në gjendje të lexonin miliona mesazhe në kohë reale, të cilat kishin të bënin me planet për vrasje, trafik droge, etj.

Ayik ka jetuar në Turqi për vite me radhë dhe policia i ka bërë thirrje të dorëzohet.

“Duke pasur parasysh kërcënimin me të cilin po përballet, më e mira që ai mund të bëjë është të dorëzohet sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Komisioneri Federal i Policisë Australiane Reese Kershaë.

Joseph Hakan Agik, 42 ​​vjeç, është djali i emigrantëve turq në Australi dhe thuhet se është rritur në periferi të Sidneit.

Ai është cilësuar nga mediat  australiane si  “gangster i Facebook”, pasi gjithmonë  ka treguar në rrjetet sociale jetën e tij të luksit, por që pas ngritjes së akuzave ndaj tij për trafikimin të lëndëve narkotike raportohet se ai është zhvendosur në Turqi.

Ai u arrestua në Qipro në 2010, por u zhduk pasi u la i lirë me kusht dhe mbetet një nga personat më të rrezikshëm dhe më të kërkuar nga policia australiane.

Në videot e siguruara nga mediat australiane, ai shihet në një makinë sportive dhe në dorë mban një orë me diamante.

Këtë javë, mediat australiane raportuan se ai është një nga “kokat” e mëdha që bashkëpunon në të ashtuquajturin “Aussie Cartel”, i cili sjell në vend lëndë narkotike me vlerë 1.5 miliardë dollarë në vit.

Në një sondazh të përbashkët nga 60 Minutes Australia, The Age dhe Sydney Morning Herald, u zbuluar se Ayik ndodhej në Turqi, ku vazhdonte jetën e luksit. Ai ka ndërruar identitetin dhe njihet me emrin Hakan Reyes, ka hequr dorë nga shtetësia e tij australiane duke u martuar me një grua holandeze me të cilën ka dy fëmijë.

Gjatë operacionit autoritetet përgjuan mbi 27 milion mesazhe për një periudhë kohore prej 18 muajsh.  Si rezultat i këtij operacioni pati 800 arrestime në 16 shtete, 700 shtëpi të konfiskuara, 6 laboratorë, 22 tonë kanabis, 8 tonë kokainë, 2 ton amfetamina, 250 armë dhe 48 milion dollarë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mirie: 10/06/2021 02:11

    te kpus qafën se boll vodhi i pafryri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja