Tiranë - Gjykata e Apelit të Tiranës, është sulmuar nga hackerat serbë. Web-site i gjykatës në Tiranë, që prej ditës së djeshme është sulmuar dhe ka qenë e bllokuar deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Ajo është sulmuar nga grupet serbë të hackerave.
Në faqen kryesore të kësaj gjykate, shfaqet harta e Kosovës, por e mbuluar me një flamur serb. Ndërsa poshtë hartës shkruhet qartë në anglisht, Kosova është Serbi. Hakerat kanë sulmuar disa herë faqet e institucioneve shqiptare, përveç të një televizioni kombëtar, edhe atë të Institucionit të Presidentit.

(FOTO: Faqja e online e Gjykatës së Apelit e sulmuar nga hakerat serbë)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com