Hakerat sulm doganës

PRISHTINË - Grupi i quajtur Kosova Hacker's Security, ka njoftuar se ka marrë në posedim mbi 170 giga bajt informacione në kompaninë publike PTK dhe ne operatorin mobil Vala, përfshirë Numra , puk , user dhe passëord, tenderë , kërkesat e konsumatorëve , e shumë të tjera. Lajmi bëhet publik nga mediat kosovare.Gjithashtu, njoftojnë se kanë marrë në dorë programin për Investime Publike, listat e punëtoreve në Qeveri dhe në Radio Televizionin e Kosovës. Ky sulm sipas këtij grupi ka ardhur si pakënaqësi me bisedimet me Serbinë dhe lejimin e hyrjes së Tadiqit në Kosovë. Përveç kësaj paralajmërojnë se informata të reja do të bëhen publike pas disa muajve . Kosova Hacker's Security, paralajmëron se nuk do ndaloj deri sa Qeveria të mendoj për të pastrehët, Ekonominë, Sportin dhe ti ndaloj bisedimet me Serbi.

(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve