Hakerat, sulm Kryeministrisë
zbulojnë 179 e-maile për Ramën

Hakerat, sulm Kryeministrisë<br />zbulojnë 179 e-maile për Ramën
TIRANË - Hakerohet e-mail i Kryeministrisë, i vënë në dispozicion të qytetarëve, për të shprehur shqetësimet apo sugjerimet e tyre. Shqiptarja.com disponon të gjitha ekskluzivisht mesazhet që janë hackuar gjatë ditëve të fundit në faqen online të kryeministrisë.
 
Grupi i hakerave që sulmoi Kryeministrinë ka nisur një e-mail në redaksinë e Shqiptarja.com. Tashmë janë 179 e-mail të dërguara nga qytetarët në Kryeministri, që tani nuk janë më konfidenciale. Shqiptarë nga vende të ndryshme të botës që nga 1 nëntori 2013 e deri më 26 dhjetor i dërgonin Edi Ramës urime, këshilla, sugjerime, propozime, kandidime për vende pune dhe CV, pas kërkesës dhe mundësisë që Qeveria e Re dha, por sot i shohin ato të shpërndara në publik nga hakerat.
 
Pasi kanë uruar shqiptarët për festa, hakeruesit janë shprehur “të indinjuar nga pjesëmarrja e Ramës në meshën greqisht”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e hakeruesve mbi pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në meshën e Krishtlindjes në Katedralen Ortodokse në Tiranë, ku kryepeshkopi Janullatos, siç u përmend nga mediat, mbajti meshën në greqisht.

Më tej, hakerat kanë theksuar se "objektivi ynë është t’i hapim sytë njerëzve, se qeveria ka dështuar për t’ju mbrojtur dhe nuk kujdeset për ju". 

"Ne nuk harrojmë, nuk falim, por do reagojmë ndaj çdo veprimi të gabuar që do ndërmerret", thuhet në mesazhin e hakeruesve, ku ata shpjegojnë pse e kanë ndërmarrë këtë akt.

I njëjti grup hakerash ka sulmuar edhe sitin italian: www.comune.galgagnano.lo.it/nostri_uffici/moduli/god.htm

 MESAZHI I POSAÇËM I REDANONS_AL!
Përshëndetje Shqipëri! Ne jemi RedAnons_AL! Para së gjithash, le të urojmë për të gjithë shqiptarët Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri! Ne jemi të shqetësuar në lidhje me ngjarjen më të fundit, kur kryeministri ynë mori pjesë në meshën në gjuhën greke. Atij duhet t’i vijë turp. Edi Rama dalëngadalë po humbet besimin që shqiptarët i thanë atij në 23 qershor. Kjo është arsyeja pse ne morëm vendimin për të publikuar të gjitha e-mailet, që i janë dërguar kryeministrit nga njerëz të zakonshëm. Dikush mund të thotë se ky veprim dëmton qytetarët dhe jo kryeministrin, por objektivi ynë është t’i hapin sytë njerëzve, se qeveria ka dështuar për t’ju mbrojtur dhe nuk kujdeset për ju. 
Për shkak se shumica e e-maileve dërguar kryeministrit kanë të përfshirë emrat, ne kemi fshehur të dhënat e dërguesit në disa prej e-maileve, por jo përmbajtjen e tyre. Ky është vetëm publikimi i parë. Ne do të bëjmë publike edhe të dhëna të tjera sekrete në çdo hap të gabuar që qeveria jonë do të bëjë.
Ne jemi RedAnons_AL!
Ne nuk harrojmë!
Ne nuk falim!
Ne do të dalim në çdo veprim të gabuar që ju bëni!

P.S. Ne nuk jemi të lidhur me grupin e aktivistëve Anonymous për këtë publikim, pasi ata nuk do të binin dakord, sepse përfshihen dhe njerëz të pafajshëm. 
 
Redaksia Online
(ac/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit